Riyad Mahrez arrin marrëveshje me Romën. Para se të transferohet në Serie A, po pret të dëgjojë fjalën e fundit nga Arsenali.

Riyad Mahrez është pajtuar që të transferohet në Roma, konfirmon Goal, megjithëse lojtari do të presë edhe pak nëse Arsenali do të rikthehet me një tjetër ofertë para se të transferohet përfundimisht në Serie A.

 Arsene Wenger ka kohë që admiron 21 vjeçarin për të cilin ka ofruar 35 milionë euro, por që është refuzuar nga Leicester City.

Arsenali duket se është duke insistuar për të riun e Monacos, Thomas Lemar, çka edhe ka bërë që “Topçinjtë” ndoshta edhe të heqin dorë nga Mahrez.

Goal mëson nga burime të sigurta se Mahrez është pajtuar që të transferohet në Serie A, por do të presë vetëm edhe disa ditë për të parë nëse Arsenali do të kthehet me një tjetër ofertë.

Global