Madonna ka shkruar një letër në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, ku fliste për Whitney Houstonin dhe Sharon Stonen.

Në atë letër, të cilën ia dërgoi të dashurit John Enos, i cilësonte këngëtaren e njohur dhe aktoren e famshme si femra mediokre.

Madonna filloi duke shkruar, se nuk ndihej mirë gjatë asaj kohe dhe më pas i gjykon ato.

“Është kaq zhgënjyese të dish se Whitney ka karrierën muzikore, që unë kam dëshiruar gjithmonë dhe Sharon ka jetën artistike, që unë s’do e kem kurrë. Nuk dua të bëhem kurrë si ato, më parë do zgjidhja të vdisja, por janë tmerrësisht mediokre dhe ato janë gjithmonë duke u munduar të më poshtërojnë.”

Mendohet se letra do të dalë në ankand gjatë këtij muaji dhe do zbulohet, nëse gjithçka që po flitet nga mediat amerikane është e vërtetë.