Presidenti Emmanuel Macron ka kaluar disa orë nën ujë, në bordin e një nëndetëseje bërthamore, duke kthyer kështu vëmendjen nga armët bërthamore të Francës.

Gjatë vizitës në nëndetësen “Le Terrible”, zoti Macron thuhet se mori pjesë në një nisje të simuluar raketash.

“BBC” shkruan se Franca do të jetë vendi i vetëm i BE me armë bërthamore pas 2019-ën, kur Britania e Madhe  të largohet nga blloku 28-anëtarësh.

Të martën, Presidenti Macron u mor me helikopter në nëndetësen “Le Terrible” në Atlantik, rreth 300 km larg brigjeve franceze.

Zyra e Macron më vonë publikoi një foto, duke treguar se presidenti po ulej poshtë në nëndetëse.

Macron theksoi rëndësinë e përmbajtje bërthamore të Francës, duke e përshkruar atë si “gur themeli për sigurinë”.

Simulimi i nisjes së raketave ishte pjesa kryesore e vizitës së presidentit në bazën ushtarake ku ruhen edhe katër nëndetëseve të NATO-s, të cilat, gjithashtu mbajnë raketat bërthamore.