Presidenti francez Emanuel Makron premtoi sot se deri në fund të vitit do të organizojë konventa demokratike për reformimin e Evropës.

“Besoj fuqishëm në Evropë, por skepticizmi nuk është i paarsyeshëm”, tha Makron në fjalimin para dy Dhomave të Parlamentit francez.

Në fjalimin në të cilin i prezantoi drejtimet bazë të mandatit pesëvjeçar, presidenti francez theksoi se dëshiron “ta ringjall dëshirën për Evropën” dhe shprehu keqardhje se Unioni “e ka humbur drejtimin”.

“Dekada, që sapo përfundoi ishte i ashpër për Evropën. Menaxhojmë kriza, por e kemi humbur drejtimin”, tha Makron dhe shtoi se e ka humbur skepticizmin ndaj një Unioni, i cili ishte dobësuar nga zgjerimi i burokracisë.

Kishte nevojë për një Evropë më të fuqishme, tha Makron.