Estonia është e gatshme që shpejt t’i konsolidojë qëndrimet e vendeve anëtare  të bashkimit Evropian nëse Komisioni Evropian jep rekomandim për fillim të bisedimeve me Maqedoninë ose me cilindo shtet tjetër gjatë kryesimit tonë me Unionin, porositi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Mati Maasikas pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani në Shkup.

“Politika e zgjerimit të BE-së bazohet në konsensus të vendeve-anëtare, i cili i përcjell rekomandimet e Komisionit Evropian. Për këtë nuk jam në pozicion të spekuloj për propozimet e mundshme ose rekomandimet e Komisionit, por mund të them se nëse për Maqedoninë ose për cilindo vend tjetër jepet rekomandim nga KE-ja për fillim të bisedimeve gjatë Kryesimit estonez me BE-në, ne do të jemi të gatshëm që të lëvizim shpejt dhe t’i konsolidojmë qëndrimet e vendeve anëtare të Unionit”, tha Maasaki , duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai theksoi se BE-ja edhe një herë e përsëriti mbështetjen e saj që të mbetet e hapura në Deklaratën e Romës nga marsi i këtij viti, si dhe për konkluzionet e Këshillit Evropian që janë miratuar në mars.

“Zgjerimi është politikë afatgjate e BE-së dhe është proces sipas meritave. Kjo varet nga vendet-kandidate, më saktë vendosmëria e tyre që të reformohet jo vetëm për qëllimet e BE-së, por edhe për vetë ato që të jenë vende më të mira për jetesë. Si Estoni jemi të gatshëm që t’i ndajmë akoma përvojat e freskëta nga integrimi në BE dhe në këtë kuptim ne jemi këtu së bashku me partnerët tanë në Kryesimin e BE-së, Austria dhe Bullgaria ku të gjithë së bashku përpiqemi ta zbatojmë politikën e zgjerimit të BE-së dhe më tej”, tha Maasakis.

Paralajmëroi se gjatë ditës do të bisedojë më hollësisht për reformat konkrete që tani i ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë.

“Nga bisedimet që i kam pasure dje dhe sot mund të them se me të vërtetë jam nën impresione dhe përshtypje të fuqishme për atë se sa Qeveria është e vendosur që ta shtyjë këtë moment përpara në procesin e reformave të Maqedonisë. Gjithashtu, duhet të them se jam nën shumë impresione të fuqishme nga mirëkuptimi i qartë se në Evropës Qendrore dhe Lindore të gjitha proceset e suksesshme të integrimit në BE janë ndërtuar në një konsensus të fuqishëm të brendshëm ose vendor. Kjo mendoj se është rregull ose bazë, që duhet të jetë parim për gjithçka më tej”, theksoi Maasakis.

Zëvendëskryeministri Osmani tha se Estonia është vend promotor i procesit të zgjerimit të BE-së dhe mbështetës i aspiratave për anëtarësim në Union për shkak se Maqedonia shikon në mënyrë optimiste ndaj kryesimit të Estonisë me Këshillin e BE-së.

“Ka shumë gjëra që Estonia dhe Maqedonia i bëjnë ngjashëm përmes historisë, çështjeve të brendshme, madje deri në rrugën eurointegruese me ç’rast rritet potenciali për bashkëpunimin tonë. Maqedonia do t’i përfundojë detyrat e tyre lidhur me rrugën integruese dhe në pjesën e realizimit të planit reformues të cilin e quajtëm ‘3-6-9’, megjithatë edhe me mbyllje, gjegjësisht adresim të çështjeve të hapura të cilat pasojnë në këtë rrugë. Shteti ynë vendosi që periudhën e kryesimit estonez me BE-në t’ia kushtojë reformave dhe mënjanimit të të gjithë pengesave të cilat e vështirësojnë afrimin”, potencoi Osmani.

Qëllimi ynë, shtoi, është se derisa zgjat kryesimi i Estonisë t’i fitojmë hapat e parë konkret nga ana e Unionit të cilët do të jenë në drejtim të vizibilitetit të perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë.

“Këtu gjithsesi mendoj në mënjanimin e përsosmërisë së rekomandimit tonë si sinjal i rëndësishëm për kthim të vendit në rrugën evropiane, por pres edhe përshpejtim të gjithë procesit i cili në fund do të rezultonte me fillim të negociatave me Unionin. Tek Republika e Estonisë, vend i cili para një kohe e kaloi këtë rrugë të reformave dhe negociatave, ne shohim si tek një vend aleat nga i cili krahas mbështetjes presim të mësojmë edhe për përvojat në virgjilje të adresimit dhe implementimit, si dhe të mësojmë nga ata në pjesën e procesit të negocimit”, saktësoi Osmani.

I pyetur se si është i mundur kompromisi i çështjeve të hapura si marrëveshja me Bullgarinë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni që të avancohet drejt Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri Osmani tha se plani ka dy trajektoreve nga të cilat e para është reforma, ndërsa e dyta është adresimi i çështjeve të hapura të cilat janë pengesë në rrugë.

“E para është reforma të brendshme që të bëjmë shtet evropian për qytetarët tanë, por edhe t’i ndeshim pritjet e partnerëve tanë evropianë, ndërsa ai është plani ‘3-6-9’. Trajektorja e dytë është adresimi i çështjeve të hapura të cilat i kemi pengesë në rrugë. Këtu janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe marrëdhëniet ndëretnike”, tha Osmani.

Ai theksoi se në pjesën e marrëdhënieve ndëretnike, respektivisht çështja e vetme e hapur nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit është ligji për përdorimin e gjuhës për të cilin ka marrëveshje midis partnerëve të koalicionit.

“Besoj se në 100 ditët e para të Qeverisë ligji do të miratohet, ndërsa në pjesën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respektivisht çështjes së hapur me Bullgarinë besoj se do të mbyllen në 2 gusht me nënshkrimin e marrëveshjes. Më pas do të  pasojë adresimi i çështjes për emrin si më intensive dhe më e komplikuar. Për këtë çështje duhet që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dy vendet, ndërsa masat për mirëbesim janë bazë për gjetjen e zgjidhjes”, tha Osmani.

Ai theksoi se ndërtimi i urave të komunikimit me Greqinë është shumë e rëndësishme, ndërsa vizita e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në Athinë, si vizita e parë zyrtare e  kujtdo përfaqësuesi  zyrtar të Qeverisë sonë e vlerësoi si një mesazh shumë të mirë.

Ne në Sekretariat tashmë bëjmë përpjekje që të vendosim komunikim dhe  vizitë në nivel të lartë. Duhet të ndërtojmë platformë me të cilën do të krijohen kushte për zgjidhjen e kësaj çështje, theksoi Osmani.