Mundësia për raport të jashtëzakonshëm për Maqedoninë dhe rekomandim të pastër për negociata varet nga vlerësimet e KE-së. Çelësi për atë është në Shkup, në zbatimin e reformave dhe në kryerjen e punëve të cilat janë cekur gjatë rekomandimeve paraprake të kushtëzuara, thotë Mati Maasikas, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Estonisë, i angazhuar për çështje evropiane në intervistën për MIA-n.

“Kjo varet nga Komisioni evropian, i cili duhet të dalë me propozim, ta vlerësojë situatën dhe të shohë nëse rrethanat kanë ndryshuar në mënyrë që të mund të japë rekomandim të pastër. Çelësi për këtë është në Shkup, në zbatimin e reformave dhe në kryerjen e punëve të cilat janë cekur gjatë rekomandimeve paraprake të kushtëzuara”, thotë Maasikas lidhur me paralajmërimin nga eurokomisari Han për mundësinë për raport të jashtëzakonshëm për Maqedoninë dhe rekomandim të pakushtëzuar për negociata.

Ai shton se nëse Komisioni evropian vendosë të dalë më herët me rekomandime apo propozime për vende të caktuara – kandidate, kryesimi estonez do të veprojë shpejtë në konsolidimin e qëndrimeve të vendeve-anëtare.

Мати Маасикас

“Këtë vjeshtë nuk do ta kemi pakon për zgjerim nga Komisioni, ajo do të mbahet madje pranverën e ardhshme, dhe atëherë do të ketë diskutim të vendeve anëtare të BE-së. zakonisht, kjo pako e raporteve është në gusht, por kësaj radhe Komisioni do ta parashjtrojë madje në pranverë. Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë diskutim të madh për zgjerimin gjatë kryesimit tonë. Megjithatë, nëse Komisioni evropian vendosë të japë rekomandime apo propozime për vende të caktuara – kandidate, kryeismi estonez do të veprojë shpejtë me qëllim që t’i konsolidojë qëndrimet e vendeve anëtare. Kemi optimizëm të ripërtërirë lidhur me Maqedoninë, që ishte shprehur nga komisari Han, si dhe nga unë. Mundëm atë ta shohim në takimet me minsitrin e Punëve të Jashtme Dimitrov, me zëvendëskryeminsitrin Osmani dhe me Komisionin për çështje evropiane të Kuvendit. Është shumë me rëndësi tani të punojmë me qëllim që ta mënjanojmë kushtëzimin e rekomandimit, ndërkaq plani reformues i Qeverisë, plani 3-6-9, është bazë e mirë për atë. Tani, të fillojmë me punë”, thekson Maasikas.

T mobile In article [4]

I pyetur se cilat leksione që Estonia i mësoi në rrugën drejt BE-së janë relevante për Maqedoninë në eurointegrimet duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy vende të vogla, diplomati estonez thekson dy gjëra.

“E para është që të ketë mirëkuptim të thellë se reformat e ndërlidhura me BE-në zbatohen në interes të vendit persona. Ato reformat nuk zbatohen dhe vendi nuk reformohet vetëm me qëllim që të nënvizohen disa pika në Bruksel. I zbatoni që vendi juaj të bëhet vend më i mirë. Ne fuqimisht besojmë se nëse i përcillni standardet evropiane dhe ligjet evropiane, atëherë vendi bëhet vend më i mirë për qytetarët e saj. Leksioni i dytë, që e kemi mësuar, e i cili vlen në të gjitha vendet e Evropës së Mesme dhe Lindore, është se BE-integrimet e suksesshme varen nga një konsensus i fuqishëm vendor. Të gjitha partitë në Estoni kanë punuar me qëllim që të organizojmë anëtarësim në BE dhe kjo i ka ndihmuar shumë Qeverisë. Reformat e ndërlidhura me BE-në nuk kanë qenë të lehta. Disa prej tyre janë me të vërtetë të shtrenjta, për shembull arritje e standardeve në fushën e ekologjisë, kjo kushton shumë para. Me këtë rast, na ka ndihmuar që e kemi pasur konsensusin e nevojshëm politik”, theksoi Maasikas.

Për mundësinë për mbështetje të Estonisë si kryesuese me Këshillin e BE-së në lidhje me tejkalimin e kontestit dypalësh për emrin, i cili e ka bllokuar Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, diplomati estonez decid se nevojitet që vendi të jetë në mënyrë konstruktive i kyçur në procesin për tejkalimin e tij, i cili udhëhiqet nën patronatin e KB-së.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë shumë të rëndësishme. Në fund të fundit BE-ja është klub me anëtarë të theksuar. Anëtarë që dakordohen mirë mes vete. Nga atje, është shumë me rëndësi arritja e marrëdhënieve të mira me fqinjët. Në lidhje me zgjidhjen e kontestit për emrin, ky nuk është proces që e udhëheq Bashkimi Evropian. Ekziston korniza e Kombeve të Bashkuara dhe dy palët duhet ta përcjellin dhe të punojnë mbi të”, vlerësoi Maasikas.

Maati Maasikas qëndroi për vizitë dyditore në Maqedoni në kuadër të turneut rreh vendeve-kandidate për anëtarësim në BE si pjesë të aktiviteteve të Talinit zyrtar në cilësi të kryesuesit aktual me Këshillin e BE-së. Zëvendësministri estonez i Punëve të Jashtme  i angazhuar për çështje evropiane krahas Shkupit, i ka vizituar edhe Sarajevën dhe Tiranën.

Global