Elbasan Isufi, 23 vjeç nga qyteti i Gjilanit ka ndërruar jetë pasi i njëjti është goditur nga eskavatyor gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në deponinë e këtij qyteti. 23 vjeçari aksidentalisht është goditur nga eskavatori. Ai ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit.
“Rasti ka ndodhur me 30 qershor. Personi i lindur në vitin 1993 gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në një deponi është goditur nga një eskavator. I njëjti nga shoferi i mjetit me po të njëjtën datë është dërguar në spitalin e Gjilanit e më pastaj në QKUK për trajtim. Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur që t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra dhe dje ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani për Express.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i 23 vjeçarit nga Gjilani është dërguar për obduksuion.