Gjatë ditës së nesërme, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i dorëzon detyrën, Festina Kurteshit për 24 orë.

Sipas një njoftimi të komunës, Kurteshi në fund do të marrë një vendim për realizimin e një projekti komunitar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë këtyre 2 orëve, Kurteshi do të ketë vizita e takimet të ndryshme.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se të enjten (13.07.2017) kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i dorëzon të enjten detyrën Festina Kurteshit, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve në Gjilan, për 24 orë, e cila në fund do ta marrë një vendim për realizimin e një projekti komunitar.

Gjatë ditës, Kurteshi do të ketë vizita e takime të ndryshme.
Ngjarja nis në ora 9:00, në zyrën e kryetarit

Jeni të mirëseardhur!