Lusiana Lopilato ka publikuar një fotografi prekëse të shërimit të djalit të saj Noah nga kanceri.

Aktorja argjentinase, bashkëshorti i të cilës është këngëtari Michael Buble ka shfaqur për fansat e saj një moment shumë të dashur me djalin e saj 3 vjeçar Noah dhe vëllain e tij, Elias, 17 muajsh.

Në një fotografi bardhë e zi, Elias është ulur në prehrin e Lopilatos dhe Noah është shtrirë pranë tyre.

Ajo e ka përshkruar këtë fotografi në gjuhën spanjolle.

“Koha ndalon…nuk ka asgjë sikur dashuria e nënës”, ka shkruar ajo.

Kjo është hera e parë që fansat e shohin djalin e vogël të Lopilatos dhe Buble qysh prej muajit nëntor kur ai ishte diagnostifikuar me kanceri.

Të dy më pas lënë karrierat e tyre në një pushim, derisa i biri i tyre të bëhej më mirë.

Në muajin shkurt, këngëtari kanadez Buble kishte bërë të ditur në profilin e tij në Facebook se i biri i tyre ishte më mirë dhe se mjekët ishin optimist  për shërimin e tij.

Comments are closed.