Jose Mourinho ka një plan konkret për afatin kalimtar të verës.
Manchester United nuk i ka përfunduar përforcimet e këtij afati kalimtar të verës.
Menaxheri Jose Mourinho ka thënë se dëshiron përforcime të reja “sa më shpejtë që është e mundur”.
“Kur e shihni ekipin dhe ardhjen e Lukaku e Lindelof, do të doja që ta kisha ekipin e kompletuar tani”, deklaroi Mourinho.
“Andaj, duhet të sjellim përforcime të reja sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh ai.