Reformim i shërbimeve inspektuese, luftimin e ekonomisë gri dhe pjesëmarrje e bashkësisë së biznesit në krijimin e politikave ekonomike, janë tre kërkesat kyçe që Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) ia rekomandoi sot në mëngjesin e punës ekipit ekonomik qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

LOE para Qeverisë prezantoi pako prej 75 masave të cilat, siç deklaroi kryetarja e Lidhjes Daniela Arsovsk, janë në drejtim të zbatimit të reformave strukturore dhe përmirësimit të klimës investuese dhe mjedisit afarist në vend.

“Pakoja e masa është strukturuar në disa kategori, ndërsa secila masë është konfirmuar në bazë të analizës përkatëse, praktikave pozitive afariste dhe përvojave krahasuese”, theksoi Arsovska.

Sipas saj, me rëndësi thelbësore për bashkësinë e biznesit është efikasiteti i administratës në nivel qendror dhe lokal.

Arsovska tha se edhe nëse masat ekonomike që i propozon ekonomia implementohen në tërësi, do të sigurohet normë më e lartë e rritjes në afat të gjatë.

T mobile In article [4]

Kryeministri Zaev, para mëngjesit të punës tha se ekipi qeveritar është i hapur për bashkëpunim dhe dëshiron t’i dëgjojë kërkesat, sugjerimet dhe propozimet e bashkësisë së biznesit .

“Këtu jemi t’i dëgjojmë kërkesat dhe nevojat e biznes sektorit. Ndryshimet dhe krijimi i politikave do të lëvizin në drejtimet që i japin afaristët”, deklaroi Zaev.

Porosia e tij kyçe është që kompanitë të kujdesen dhe mbajnë llogari për punëtorët.

“Punëtorët e lumtur sjellin fitim më të madh, ndërsa firmat paguajnë tatime më të mëdha. Besoj se ky është modeli që duhet ta zhvillojmë”, theksoi Zaev.

Në mëngjesin e punës morën pjesë më shumë se 200 kompani, ministra dikasterialë, ambasadorë, kryetarë të odave…