Forcat e ushtrisë irakiane kanë kapur një 16-vjeçare gjermane, e cila kishte braktisur shkollën për t’u bashkuar me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Ajo u kap në rrënojat e Mosulit.

Linda W, nga qyteti i Pulsnitz-it pranë Dresdenit, u arratis një vit më parë nga Frankfurti drejt Sirisë.

Më vonë ajo përfundoi në Mosul.

E radikalizuar që në Gjermani, ajo e ndryshoi emrin në Miriam dhe ndonjëherë postonte foto në FB me shami në kokë.

Autoritetet në Gjermani e kanë listuar atë si të dyshuar potenciale për terrorizëm.

Sipas autoriteteve, tashmë është konfirmuar se vajza e kapur është Linda W.

Ajo u kap në një sistem tunelesh në Mosul, së bashku me disa gra e vajza të tjera, disa prej të cilave me jelekë vetëvrasës në trup dhe armë automatike.

Mediat thonë se vajza punonte për policinë e Shtetit Islamik.

Mamaja e saj tha se të bijës i kanë bërë lavazh truri.

Ajo shtoi se shpreson se e bija t’i kthehet shpejt në shtëpi.