Kryeqyteti i Kinës është i njohur për ndotjen kronike, aq sa jetesa aty është kthyer në një luftë për të gjetur ajër të pastër, raporton “International Business Times”

Shumica e dritareve rrinë të mbyllura për të mbajtur jashtë smogun dhe shumica e njërzëve dalin në qytet me maska.

Në një takim të shtunën e kaluar, kryebashku i Pekinit premtoi të marrë masa të ashpra për të përmirësuar cilësinë e ajrit në 16 rrethe.

Nderkohë ne rajonet e veriut dhe lindjes së Kinës është dhënë për herë të parë “alarmi i kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, shkruan syri.net.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë “alarmin e kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu.

Qendra Meteorologjike ka njoftuar se dukshmëria ka rënë nga 500 deri në 50 metra. Ajo ka kërkuar gjithashtu që të merren masa në aeroporte, rrugë dhe porte, si dhe iu ka kërkuar shoferëve që të ecin me shpejtësinë e duhur për shkak të ndotjes.

Javën e shkuar në Kinë u dha alarmi i ndotjes për 23 qytete, ndërkohë që u anuluan shumë fluturime në Pekin dhe Tienxhin. Në disa zona autoritetet urdhëruan ndalimin e ndërtimeve dhe mbylljen e shkollave. /SYRI.net/