Një vajzë është mbytur nga një luan sa ishte duke përdorur tualetin gjatë natës në pjesën e pasme të një kasolle në një zonë rurale të Zimbabvesë, tha një zëdhënës i policisë për gazetën shtetërore Chronicle.
Tezja e vajzës së vogël, pa luanin të tërhiqte atë zvarrë tek shkurret, bëjnë të ditur nga policia.
Trupi i fëmijës u gjet më vonë rreth 300 metra më larg, shtoi ai.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Chiredzi.
Konflikti mes njerëzve dhe kafshëve është i zakonshëm në këtë pjesë jug-lindore të Zimbabvesë.