Të gjithë kanë dyshimet e tyre kur vjen puna te Luana Vjollca dhe natyraliteti i saj.

Për moderatoren e “Pa Limit” herë thuhet se ka bërë buzët, pastaj hundën, një tjetër thotë se ka bërë të pasmet etj, por në një video në Instagramin e artistes së makeup-it nga Kosova, Sellma Kasumoviq, Luana ka përgënjeshtuar të paktën njërën prej tyre, dhe ka treguar sekretin që fshihet pas buzëve të saj mishtore.

“Po zmadhoj buzët që të gjithë më thonë se i kam të bëra.Thjesht po i çoj deri te hunda,” tregon Luana duke qeshur, ndërkohë që vijëzon buzët për t’i bërë të duken më të plota.

Kjo metodë është bërë më popullore se kurrë vitet e fundit, kur Kylie Jenner këmbëngulte se nuk i kishte fryrë buzët, por dukeshin më të mëdha falë vijëzimit.

Dhe që atëherë të gjithë kanë nisur ta praktikojnë, mes tyre edhe Luana, që e ka përvetësuar kaq mirë metodën, sa nuk ia le në dorë as profesionistëve, por e bën vetë.

She’s so fvcking hot ?? #Luanator #LorikLuana #TheSecondLuanator @luanavjollca

A post shared by 17 yo ? (@lorikluana) on