Këshilltarët e LSI-së kanë kërkuar një dëgjese publike sot në orën 18:00 për të diskutuar rreth nismës së Bashkisë Tiranë së rritjes se çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Ata kanë kërkuar që i pranishëm në takim të jete edhe vete kryebashkikau Erion Veliaj.

Në këtë dëgjesë, këshilltarët e LSI kanë bërë me dije se do të paraqesin një paketë propozimesh që parashikon kategorizimin për abonentë familjarë.

Ditën e nesërme, Bashkia e Tiranës do ti propozojë këshillit bashkiak nismën për rritjen e ujit të pijshëm. Sipas relacionit, për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3. Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një shënimi në Facebook, ka bërë të ditur se këshilltarët e djathtë do të votojnë kundër nismës së bashkisë.

T mobile In article [4]
Global