Emërimi i Prokurorit publik me propozim të opozitës është pjesë e Programit të Qeverisë së kryesuar nga LSDM dhe ai propozim si një nga reformat kyçe në gjyqësi, do të vihet në tryezë në mënyrë që të fitohet mbështetje sa më e fuqishme politike, thekson LSDM në reagimin ndaj deklaratës së sotme të deputetit nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski.

Për të gjitha reformat të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit dhe të cilat kanë nevojë për shumicë rpej dy të tretave, qëndron në reagim, LSDM do të kërkojë konsensus nga të gjitha partitë politike.

Sipas LSDM-së, sistemit të jurisprudencës në Maqedoni i nevojiten personalitete ekspertësh dhe profesionistësh të cilët do të punojnë meprofesionizëm dhe të pavarur, të liruar nga çfarëdo lloj presionesh partiake.