VMRO-DPMNE duhet të tejkalojë vetveten dhe të ndalojë sjelljet e papërgjegjëshme politike, dhe në vend të saj, të tregohet e përgjegjëshme dhe të merr pjesë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe hapjen e perspektivave euro-atlantike. Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një themel i miqësisë dhe sukses i dy shteteve, ndërsa nënshkrimi i saj është sukses i përbashkët i të gjitha qeverive të deritanishme, të gjitha partive dhe të gjithë qytetarëve. Për atë arsye, është e rëndësishme që VMRO-DPMNE të tregohet e përgjegjëshme dhe të merr pjesë në përmbylljen e procesit duke dhënë mbështetje për Marrëveshjen.

VMRO-DPMNE duhet të kuptojë që politika do të thotë përgjegjësi, ndërsa marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë dhe duhet të jenë prioritet kryesor i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Marrëveshja në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në përputhshmëri me interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë dhe i përgjigjet interesave të qytetarëve të Maqedonisë dhe të Bullgarisë. Me Marrëveshjen riafirmohet pozicioni që po bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme, dy popuj të ndryshëm dhe dy gjuhë të ndryshme, mbyllet çështja e hapur që nuk do duhej të tërhiqte vëmendje dhe energji dhe përshpejtohet procesi i integrimit për në NATO dhe BE.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes, Maqedonia bëhet shembull i bashkëpunimit në regjion dhe e forcon pozitën ndërkombëtare që VMRO-DPMNE e zbehi në 11 vite të plota vetëm që t’i arrinin interesat e tyre kriminale.