LSDM në një reagim për kumtesën e VMRO-DPMNE-së thekson se VMRO-DPMNE përmes përhapjes tendencioze të përhapjes së lajmeve të rrema për gjoja popullimin e dhjetëra mijëra emigrantëve dhe punësimin e tyre, vazhdon të shkaktojë shqetësim në mesin e qytetarëve.

Nga LSDM theksojnë se propozim Strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027 është vetëm zhvillimi i strategjisë së njëjtë për periudhën 2009-2015. Bëhet fjalë, sipas tyre, për dokument i cili është publikuar publikisht dhe i hapur për sugjerime dhe i njëjti shërben si udhërrëfyes dhe nuk ka akte obliguese ndaj cilësdo ministri ose institucioni, theksojnë nga LSDM-ja.

Shtohet se pikërisht për këtë sot VMRO-DPMNE është opozitë dhe pikërisht për këtë shumica e qytetarëve votoi për ndryshime dhe për qeveri të re të kryesuar nga LSDM-ja e cila i zgjidh problemet dhe punon me llogaridhënie, në mënyrë transparente dhe vetëm në interes të qytetarëve dhe shtetit.