Nga frika e përballjes me përgjegjësinë me atë që kanë bërë qytetarëve dhe shtetit, VMRO-DPMNE përmes pres konferencave të zbrazëta dhe të konsumuara çdo ditë në mënyrë dëshpruese tenton të bëjë presion mbi gjyqësinë dhe të ndalojë sundimin e së drejtës.

Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski përmes gjyqësisë dhe gjykatësve “Svarovski” nga “tefteri” i Gordana Jankullovskës kanë montuar raste, kanë ushtruar presion dhe kanë qëruar hesapet me çdo njeri që ka menduar ndryshe. Ka përfunduar koha kur vendimet e gjyqësisë janë porositur dhe shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Reformat në gjyqësi të shkruara në planin reformues “3-6-9” të cilat janë në përputhshmëri me praktikat e njohura europiane, sigurojnë gjyqësi profesionale dhe të pavarur, të çliruara nga çdo lloj presioni dhe ndikimi partiak. Sundimi i së drejtës është interesi kryesor shtetëror dhe nacional dhe për atë çdo kush që ka bërë një vepër penale duhet të përgjigjet për procedurat e tij pa dallim për përkatësinë etnike, fetare, partiake dhe çfarë do lloj përkatësie tjetër, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Global