Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në pajtueshmëri me interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë dhe ju përgjigjet interesave të qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Me Marrëveshjen riafirmohet pozicioni që bëhet fjalë për dy shtete të veçanta, dy popuj të veçantë dhe dy gjuhë të veçanta, mbyllen çështjet e hapura që nuk duhet të tërhjekin vëmendje dhe energji, përshpejtohet procesi i integrimit në NATO dhe BE, ndërsa Maqedonia bëhet shembull i bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Suksesi për marrëveshjen e arritur është i të gjithë qytetarëve, partive dhe qeverive të deri-tanishme, sepse Qeveria e re po e përmbyll procesin që ka filluar në vitin 2009, prej kur janë mbajtur 10 takime të përbashkëta të Komisioneve në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM bën politikë miqësore, bashkëpunuese dhe në mënyrë transparente i zgjidh të gjitha çështjet e hapura të Republikës së Maqedonisë si në plan të jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm, për atë arsye është e rëndësishme që VMRO-DPMNE të merr pjesë në përfundimin e procesit dhe jep mbështetje për Marrëveshjen.

Global