VMRO-DPMNE përmes qeverisjes së papërgjegjëshme dhe kriminale, jo vetëm që nuk e ka mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike, por për realizimin e interesave të tyre kriminale i ka rrezikuar dhe shkatëruar të njejtat.

Një nga faktet më të dukshme është ajo e lokalitetit arkeologjik Skupi. Përmes një tenderi të dyshimt për të ashtuquajturin rindërtim të lokalitetit, VMRO-DPMNE në kundërshtim me ligjin ka dashur të ndërtojë një sallë nga betoni të maskuar me pllaka travertine për ta prishur dhe humbur pamjen e lokalitetit arkeologjik, vetëm që të realizohen interesat kriminale të personave të caktuar.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike, do të ndalojë çdo tentim për prishjen e objekteve me domethënie kulturore dhe historike, për kundër dëshirës së realizimit të interesave kriminale të ndonjë personi.