VMRO-DPMNE për 11 vite ka negociuar fshehurazi me fqinjët,  ka mbjellë përçarje dhe urrejtje, ka izoluar Maqedoninë dhe ka minuar pozitën e saj ndërkombëtare, në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore.

Ndryshe nga kjo qasje antishtetërore , Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka përforcuar pozitën e Republikës së Maqedonisë, u ka dhënë fund ndasive dhe i ka hapur prespektivat euro-atlantik. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë qartë riafirmon qëndrimin se ata janë dy shtete të ndara, dy popuj të veçanta dhe dy gjuhë të veçanta. Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia është bërë një shembull i bashkëpunimit në Ballkan, për shkak se të rralla janë vendet në rajon të cilët çështjet e hapura i zgjidhin reciprokishte dhe sipas dëshirës së tyre.

Suksesi i nënshkrimit është e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe i të gjitha qeveritë të deritanishme, sepse do të finalizohen negociatat që kanë filluar më 2009. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja udhëheq politikë miqësore dhe bashkëpunimi dhe i zgjidh të gjitha çështjet e hapura të Maqedonisë si në planin e jashtëm edhe në planin e brendshëm dhe për këtë e një rëndësie të veçantë është edhe VMRO-DPMNE-ja të marrë pjesë në suksetet e përbashkëta dhe të japë mbështetje të kësaj marrëveshjeje.