LSDM në reagim me shkrim në konferencën për shtyp të Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE thekson se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë qartë e riafirmon pozicionin se bëhet fjalë për dy dy shtete të veçanta, dy popuj të veçantë dhe për dy gjuhë të veçanta.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes, Maqedonia bëhet shembull për bashkëpunim në Ballkan, sepse janë të rralla shtetet në rajon të cilat çështjet e hapura i zgjedhin në mënyrë reciproke dhe me vullnet personal. Suksesi nga nënshkrimi i Marrëveshjes është i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe i të gjitha qeverive të deritanishme, sepse do të finalizohen negociatat që kanë filluar në vitin 2009. Qeveria e udhëhequr nga LSDM bën politikë të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe i zgjidh të gjitha çështjet e hapura të Republikës së Maqedonisë si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm dhe për këtë me rëndësi të veçantë është që VMRO-DPMNE të marrë pjesë në suksesin e përbashkët dhe të japë mbështetje në këtë Marrëveshje”, thuhet në reagimin.

Në këtë rast theksohet se 11 vjet VMRO-DPMNE e ka izoluar Maqedoninë dhe e ka cenuar pozicionin e saj ndërkombëtar, derisa Qeveria e re e përforcon pozicionin e Maqedonisë dhe i hap perspektivat e saj euroatlantike.

Global