Nuk ekziston mënyrë më barbare e shkatërimit të kulturës sesa ajo që bëri qeverisja e VMRO-DPMNE-së kur u shpenzuan mbi 500 milion euro, para të qytetarëve, për përmendore dhe barok të rrejshëm në projektin “Shkupi 2014”, ndërsa me vetëdije dhe qëllim u shkatërua trashëgimia e vërtetë kulturore.

Edhe lokaliteti arkeologjik Skupi ishte nën kërcënimin e shkatërimit dhe rindërtimit, për realizimin e interesave kriminale të personave të caktuar, dhe në kundërshtim me ligjin deshën të ndërtojnë një sallë betoni të maskuar me pllaka travertine.

Për dallim nga qeverisja kriminale e VMRO-DPMNE-së, LSDM me të vërtetë kujdeset dhe do ta mbrojë trashëgiminë kulturore dhe historike. Përmes qeverisjes sonë, do të ndalohen të gjitha tentimet për shkatërim ose tjetërsim të objekteve të cilat janë pjesë domethënëse e historisë, por njëkohësisht do të ketë revizion për të gjitha projektet e realizuara dhe për çdo shkelje të ligjit do të jepet përgjegjësi.

 

Global