Ribalanci i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe prezantime janë hapat e parë drejt realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë dhe rritje e mëtejme e përgjithshme e pagave për qytetarët e kënaqur dhe punëtorët e motivuar, vlerësojnë nga LSDM-ja.

Sipas partisë, realizimi i masave të parakohshme për pagë më të lartë minimale do të realizohet në  bashkëpunim intensiv dhe në solidaritet mes pronarët, punëtorët dhe shtetin, me qëllim përfundimtar për rritje të përgjithshme zë pagave dhe rritje më e madhe ekonomike.

Nga partia theksojnë edhe se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev vazhdimisht janë mes qytetarëve dhe punëtorëve, siç theksojnë, edhe gjatë përgatitjes të masave që sjellin jetë më të mirë për të gjithë edhe gjatë realizimin e tyre.