Në asnjë komunikatë të zbrazur të VMRO-DPMNE-së nuk mund të fshihen huamarrjet 11 vjeçare të fshehta dhe të papërgjegjëshme për privilegje dhe pasurim kriminal të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij në llogari të qytetarëve të varfër.

Me këtë huamarrje të shtrejtë dhe të papërgjegjëshme VMRO-DPMNE i ka varfëruar qytetarët dhe e ka shkatëruar imazhin e Republikës së Maqedonisë. Sjellja e papërgjegjëshme me paratë e qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së e rrezikoi edhe pagesën e rrogave të pjesëtarëve të ARM-së dhe mbajtjen e misioneve paqëruajtëse nëpër botë. Për shkak të kësaj sjelljeje nga qeverisja e kaluar, në Ministrinë e mbrojtjes mungojnë rreth 100 milion denarë për rroga, sigurime, dhe angazhime tjera plotësuese. Përmes rebalansit të buxhetit dhe racionalizimit të shpenzimeve janë siguruar paratë për pagesë të plotë dhe në kohë të detyrimeve për pjesëtarët e ARM-së.

Në vend të huamarrjeve të fshehta dhe të pakontrolluara, Qeveria e LSDM-së përmes përgjegjësisë dhe punës efikase ka ulur normën e huamarrjes, i kthen borxhet e bëra nga VMRO-DPMNE, dhe paratë në vend të privilegjeve luksoze, i orienton kah qytetarët dhe nevojat e tyre.

Global