LSDM: Qeveria ul borxhin për 55 milion euro, ndërsa VMRO-DPMNE këtë borxh e shfrytëzonte për tu pasuruar në mënyrë kriminale

VMRO-DPMNE në 11 vite qeverisje në mënyrë të fshehtë dhe jo-transparente i ka futur qytetarët e vendit në borxh, ndërsa shumat e mëdha të parave nga këto borxhe i ka shfrytëzuar për pasurim kriminal të individëve të caktuar.
Për dallim nga qeverisja e papërgjegjëshme e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM, përmes rebalansit të buxhetit ka shkurtuar harxhimet jo-produktive dhe paratë do ti kthejë tek qytetarët.
Përmes punës së përgjegjëshme dhe të saktë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, ende pa bërë 2 muaj të plotë në pushtet, ka arritur që për rreth 55 milion euro të ulë boxhin që VMRO-DPMNE u’a vendoste qytetarëve. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM punon në interes të qytetarëve, ndërsa mjetet e parashikuara nga huamarrja në tregun vendor janë për qëllim që të sigurohet realizim i plotë i Buxhetit me kushte të volitshme.