LSDM-ja në reagimin e kumtesës të VMRO-DPMNE-së thekson se huamarrja e shtrenjtë dhe shkatërruese e VMRO-DMNE-së i varfëroi njerëzit dhe e prishi imazhin e RM-së.

“Sjellja shkatërruese ndaj parave të qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së e rrezikoi edhe pagesën e pagave të pjesëtarëve të ARM-së si dhe mbajtjen e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit. Për shkak të sjelljes të papërgjegjshme të Qeverisë paraprake, në Ministrinë e Mbrojtjes mungojnë rreth 100 milionë denarë për paga, sigurim dhe angazhim shtesë. Përmes rebalancimit të Buxhetit dhe me racionalizimin e shpenzimeve janë siguruar paratë për pagesë të tërësishme dhe në kohë të obligimeve ndaj pjesëtarëve të ARM-së”, qëndron në reagim.

Vlerësojnë se në vend të huamarrjeve të shtrenjta dhe të pakontrolluara, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja përmes  punës përgjegjshme. llogaridhënies dhe nikoqirit të mirë e ulë shkallën e borxhit, i kthehen borxhet e bëra nga VMRO-DPMNE, ndërsa paratë në vend për lukse, i orienton drejt qytetarëve dhe nevojave të tyre.