Përmes qeverisjes kriminale dhe të papërgjegjëshme ,VMRO-DPMNE ka krijuar borxhin më të madh kur paratë e qytetarëve i ka harxhuar për barok të rrejshëm,përmendore, ekrane led dhe pasurim kriminal të individëve të caktuar në llogari të qytetarëve dhe të shtetit.

Për dallim nga kjo sjellje e tillë e papërgjegjëshme ndaj parave të qytetarëve ,qeveria e udhëhequr nga LSDM i ka racionalizuar harxhimet,e largon nga borxhi shtetin dhe i kthen paratë tek qytetarët. Për vetëm një muaj, qeveria e udhehequr nga LSDM ka kthyer borxh në vlerë prej 122 milion eurove, ndërsa borxhin e përgjithshëm e ka ulur për rreth 55 milion euro.

Me rebalansin e Buxhetit shkurtohen shpenzimet e panevojshme me çka lirohen mjetet për ndihmë të kompanive vendore për  të rritur pagën minimale në 12 mijë denarë që nga shtatori . Maqedonia ec përpara ,politikat ekonomike sjellin përfitime për qytetaret, sipermarrësit dhe shtetin, duke u dhënë fund shpenzimeve enorme të parave publike për realizimin e interesave personale dhe partiake.