Rezultati i vetëm i punës së Vanço Konstadinovskit dhe VMRO-DPMNE-së me bujqësinë ka qenë nështrimi dhe nënçmimi i bujqve, mijëra euro të qytetarëve të harxhuara për dreka të shtrejta dhe pagesa të hoteleve. VMRO-DPMNE, 11 vite ka manipuluar me bujqit, ndërsa subvencionet dhe masat tjera për ndihmë i ka keqpërdorur, ka bërë presion, ka zhvatur dhe ka nënçmuar bujqit e vërtetë. Sot, si opozitë, VMRO-DPMNE përmes kuadrove partiak të saj vazhdon të manipulojë dhe në mënyrë qyqare tenton të përfitojë nga halli i bujqve.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM në mënyrë aktive punon për tejkalimin e problemeve, përmes masave që do të ztabilizojnë çmimin e shalqinit, dhe do të sanohen dëmet që u janë shkaktuar prodhuesve të shalqinit. Problemi me shitjen e shalqinit dhe produkteve tjera po zgjidhet në mënyrë intenzive në bashkëpunim edhe me bujqit dhe blerësit. Pavarësisht nga subvencionet shtesë prej 2 denarësh për çdo kilogram të shitur, është bërë marrëveshje edhe për blerje më të madhe të produktit që është në realizim e sipër.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me vendosjen e një standardi të ri gjithpërfshirës të kujdesit ndaj çdo kategorie të qytetarëve dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve të cilat janë si pasojë e qeverisjes kriminale 11 vjeçare të VMRO-DPMNE-së.