Opinioni është i njoftuar me dinakërinë, destruktivitetin dhe bllokimin e punës së Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila në mënyrë dëshpruese tenton të bllokojë realizimin e reformave për të cilat votuan shumica e qytetarëve, të cilët tashmë kanë paga më të larta, vende të reja pune, institucione të pavarura dhe jetë më të mirë për të gjithë.

Përderisa Dragan Danev akuzon për bllokada, ai bashkë me kolegët e tij partiak në Kuvend tentojnë në çdo mënyrë të bëjnë obstruksione në punën e Kuvendit dhe organeve tjera kuvendore. Përmes formimit të 10 grupeve parlamentare në Kuvend, përmes sjelljes së 700 amandamenteve për Buxhetin që kur ishte VMRO-DPMNE në pushtet në mënyrë direkte i refuzoi të njejtat dhe përmes sjelljes skandaloze të kryetarës së Komisionit për financa dhe buxhet nga rradhët e tyre, VMRO-DPMNE tregon se nuk i interesojnë qytetarët, por merakoset vetëm për interesat partiake.

Qytetarët janë lodhur nga politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së. Edhe pas gjitha bllokadave dhe obstruksioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së, shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja do t’i përmbushë të gjitha premtimet për standard jete më të lartë, vende të reja pune dhe profesionalizimin e institucioneve sepse qytetarët e meritojnë atë.

Global