Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski dhe Nikolla Gruevski në mënyrë të fshehtë, larg syve të opinionit, kanë biseduar për çështjet e hapura dhe kanë tentuar të krijojnë monopol në raportet që shteti ynë i ka me fqinjtë dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Interes i Qeverisë dhe i qytetarëve është që të kemi raporte të mira me vendet fqinje dhe t’i jepet fund izolimit. Milloshovski sot tha shumë të pavërteta edhe pse si kryetar i Komisionit për punë të jashtme e kishte të skicuar marrëveshjen e plotë të fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë.
Gjithçka që bën Qeveria e udhëhequr nga LSDM në plan ndërkombëtar dhe të brendshëm është në interes të perspektivave euro-atlantike dhe raporteve të mira ndër-fqinjësore dhe në mbrojtje të plotë të interesave shtetërore. Qytetarët do të jenë plotësisht dhe në kohë informuar, ndërsa vendimet për të gjitha çështjet do t’i bartë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si organi më i lartë shtetëror.