Partizimi masiv i institucioneve shtetërore ishte tipari kryesor i qeverisjes 11 vjeçare nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa Ministrinë e punëve të brendshme, që sipas fjalëve të dëgjuara nga ministresha e atëhershme Gordana Jankullova, VMRO-DPMNE e kishte shndërruar në VMRO-MVRO. Ky ishtë shembulli më konkret se si një subjekt politik e kishte përvetësuar shtetin.
Ishte partizimi masiv i institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së që e bëri Maqedoninë një shtet të izoluar dhe e largoi nga integrimet euroatlantike.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM, përmes planit reformator “3-6-9”, në pajtueshmëri me rekomandimet e OSBE-së, ODIHR-it dhe institucioneve tjera me relevancë, ka filluar me reforma serioze në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit, në administratën publike dhe ndryshimet e ligjit zgjedhor. Me këtë fillon edhe çlirimi i institucioneve që VMRO-DPMNE i kishte kapur gjithësej 11 vite.