Deri para vetëm disa muajve, VMRO-DPMNE-ja konsideronte se heqja e taksës radiodifuzive është “ide absurde dhe injorante e LSDM-së”, ndërsa sot në mënyrë hipokrite parashtron propozime për heqje pikërisht të taksës radiodifuzive, njofton LSDM-ja në reagimin ndaj konferencës për shtyp të Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE-ja.

Qytetarët, thekson LSDM-ja, e njohin hipokrizinë e VMRO-DPMNE-së.

“Si edhe viteve paraprake, ashtu edhe gjatë procesit të Përzhinës, VMRO-DPMNE-ja fuqimisht e kundërshtonte kërkesën e LSDM-së, që Servisi publik të financohet nga Buxheti, që të zvogëlohen shpenzimet dhe të pengohet bllokimi i llogarive të qytetarëve. Në qoftë se VMRO-DPMNE-ja me vërtetë kujdesej për nevojat e qytetarëve para shumë kohësh do ta hiqte këtë taksë, por në vend të kësaj VMRO-DPMNE-ja me këmbëngulje i injoronte kërkesat e qytetarëve edhe të LSDM-së. Për këtë arsye, sot, VMRO-DPMNE-ja kot provokon me propozime të cilët janë pjesë e Programit të Qeverisë së re dhe të cilët së shpejti do të realizohen”, qëndron në reagim.

Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja, shtohet, do t’i realizojë premtimet e dhëna, duke përfshirë edhe taksën radiodifuzive. Të gjithë reformat e projektuara, duke përfshirë edhe reformat në mediat do të realizohen me qasje serioze, përmes debatit publik dhe përfshirjes së të gjithë palëve të involvuara