Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev ka kundërshtuar përzierjen e fesë në kopshtet e fëmijëve. Duke komentuar rastin “Bleta” Tuntev thotë se qëndrimi i tij personal është se asnjë organizatë fetare nuk guxon të përzihet në edukimin dhe arsimimin e të rinjve për shkak se ligji nuk lejon një gjë të tillë.

Unë mund t’ua them qëndrimin tim personal se vërtet është e pandërgjegjshme, joprofesionale  dhe kundër ligjit të përzihen punët fetare ose teoria për ritet fetare në institucione për fëmijët të moshës së vogël. Një shembull të tillë kishte para disa vitesh edhe në Ohër dhe kam reaguar ashpër, nuk ka nevojë të përzihet asnjë organizatë fetare në punët e edukimit dhe arsimimit të të rinjve – deklaroi Tomisllav Tuntev, LSDM.

Ndërsa Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkon sqarim nga kreu i Çairit Izet Mexhiti, se përse ka lejuar ekzistimin e kopshtit të tillë në territorin e tij. Sipas tij Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të marrë masa urgjente për zbardhjen e rastit.

Arsimi dhe posaçërisht kopshtet duhet të jenë jashtë ndikimit fetar dhe të gjithë duhet të punojnë sipas programit të caktuar të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Arsimit. Po shohim se ata pronarë ose udhëheqës të këtij kopshti kanë qenë në kontakt me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhtit dhe presim sqarim nga ana e tij përse ka lejuar në këtë mënyrë të radikalizohen fëmijë nga mosha më e vogël – tha Antonio MIlloshoski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër një ditë më parë BDI-ja u shpreh kundër organizimeve jashtë-institucionale të edukimit pasi sipas kësaj partie devijimet eventuale nuk mund të identifikohen e as të parandalohen. Ndërkohë nga Lëvizja BESA u shprehën se sistemi arsimor në Maqedoni duhet të ndërtohet mbi bazat e shoqërisë së virtytshme dhe vlerave morale./alsat-m     

T mobile In article [4]