Qindra amandamentet për Buxhetin të paraqitura nga VMRO-DPMNE, tregon edhe njëherë që kjo parti në vend të interesit të qytetarëve, është përkujdesur për pasurim kriminal të vetë partisë, dhe përmes qindra amandamenteve identike të cilat vitin e kaluar i refuzoi, VMRO-DPMNE edhe njëherë tregoi dinakrinë e saj.

Rebalansi i Buxhetit u jep fund projeksioneve jo-reale dhe harxhimeve jo-produktive që Qeveria e kaluar i kishte planifikuar ti bënte për privilegje personale, reprezentacione, udhëtime private dhe reklama në dëm të qytetarëve.

Me rebalansin e Buxhetit përmirësohen dëmet ekonomike të shkaktuara nga qeverisja kriminale e VMRO-DPMNE-së, zgjidhen problemet shumëvjeçare të qytetarëve, ulen shpenzimet dhe krijohen kushte për një rritje ekonomike të përgjithshme.