Kryesia Qendrore e Lëvizjes për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare, është duke mbajtur mbledhje në Tetovë. Sipas burimeve partiake të Portalb.mk debati pritet të zgjasë disa orë dhe në të mes tjerash do të diksutohet edhe për ndryshimin e emrit të partisë që udhëhiqet nga Ziadin Sela.

Në mbledhje gjithashtu do të diskutohen edhe zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejme partisë, e cila është pjesë e koalicionit në Qeverinë e Zoran Zaevit.