Kuvendi Qendror i LR-PDSh-së së udhëhequr nga Ziadin Sela pritet të mblidhet nesër në Tetovë. Nga kjo parti bëjnë të ditur se takimi i nesërm do të jetë i një rëndësie të veçantë, ku para sëgjithash do të vlerësohet bashkëpunimi i mëtejm me partitë e koalicionit si dhe do të betonohet qëndrimi i shprehur nga krerët e kësaj partie rreth marrëveshjes së arritur dhe zotimet e marra gjatë nënshkrimit të marrveshjes për koalicionim. Si pikë kryesore mbetet çështja e sjelljes së ligjit për përdorimini e gjuhëve si kushti kryesor për të mbështetur edhe më tej qeverinë reformatore të drejtuar nga Zaev. Në rast të kundërt LR-PDSH ka bërë të qartë se pas 100 ditëve do të ikë nga Qeveria.
Vetë krerët e LR-PDSH, Ziadin Sela dhe Arben Taravari kohë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës, por megjitthatë vendimi përfundimtarë pritet të merret nesër.
Poashtu nga burime brenda kësaj partie mësojmë se temë tjetër e diskutimeve të kuvendit do të jetë edhe hartimi i një strategjie për bashkërendim të aktiviteteve në prag të zgjedhjeve lokale si dhe si temë më sensitive e këtij kuvendi do të jenë diskutimet reth prurjeve e reja në parti dhe disa zëra kritik që kanë shprehur haptas pakënaqësit e tyre me kursin politik të partisë.
Gjithashtu mësohet se në Kuvendin e nesërm do të ketë edhe emërime të rëndësishme në postet drejtuese të partisë, ku parasëgjithash do të plotësohen disa vende vakante të nënkryetarëve të partisë si dhe disa anëtarëve të kryesis Qendrore. Poashtu mësohet se mund në rend të ditës të jetë edhe zgjedhja e dy nënkryetarëve të ri të partisw edhe atë nga zona elektorale 1 dhe 2, kurse sa i përketë emërimit të një përfaqësuesi të ri në zonën elektorale 6 që përfshin edhe Tetovën, sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë ndryshime kësaj radhe, edhe pse përflitej në opinion se sekretari i përgjithshëm z Arben Taravari kishte kërkuar të liriohet nga ky post për shkak të angazhimeve të tepërta pas emërimit të si Ministër i shëndetësisë dhe në vend të tij të emërohej një kuadër tjetër nga Tetova. Megjithatë kjo nuk do të ndodh për arsye se kandidati i përfolur për të zëvendësuar Taravarin, për shumicën e kuvendarëve të Tetovës ishte i papranueshëm për shkak të së kaluarës së tij politike dhe afërsisë me një ish mbështetës të Selës që në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit u largua sërish te partia e Menduh Thaçit.
Vlen të përmendet se kohëve të fundit brenda kësaj partie janë shtuar zërat kritik në lidhje me pjesëmarrjen në qeveri dhe me pozicionin e dobët negociues kundrejt partnerëve të koalicionit në qeveri, si dhe luftën e vazhdueshme të brendshme që zhvillojnë disa figura të konsumuara politike , që thuajse ishin pasiv gjatë zgjedhjeve të fundit, e që me çdo kusht duan të inponohen në strukturat drejtuese të partisë. Këta kryesisht janë njerëz të cilët edhe kanë ushtruar funksione në të kaluarën si kuadro të PDSH-së. Sidoqoftë, nesër do të vendoset për rrugëtimin e mëtejm, politik të LR-PDSH, dhe konsistencën e deritanishme si partia e vetme për momentin që ka minimum morali në politikë për dallim nga partitë tjera ku shqiptarët gati sa i kanë humbur shpresat.