Me shumicë votash dhe me votim të fshehtë, dega e LR-PDSH në Tetovë rizgjodhi për kryetar Arif Selamin.
Votimi vjen pasi që kuvendarët e degës së Tetovës, te deleguar nga nëndegët që përbëjnë degën e Tetovës për dy muaj me rradhë ju nënshtruan nje procesi të rregullt dhe transparent. Në mbledhjen e rregullt të kuvendit të Degës së LR PDSH , u propozuan dy kandidatë edhe ate Kandidati aktual Arif Selami dhe antari i Kryesisē Qëndrore Irfan Odai.
Të pranishmit me shumicë votash vendosen qe ky proces votimi të jetë me vota te fshehta (me kuti). Ku një për një votuan të gjithë kuvendaret e Degës së Tetovës.