Pas një pune më të gjatë disamujore dhe pas mbajtjes së kuvendeve nëpër nëndegë me qëllim të përfshirjes sa më të madhe në struktura të prurjeve të reja në parti, Lëvizja për Reforma – PDSH, dega e Çairit, mbrëmjen e së mërkurës mbajti kuvendin e degës në të cilin për kryetar dege u zgjodh Faruk Avdiu, i cili zëvendësoi kryetarin e deritanishëm z. Rizvan Bela që kaloi në detyre të re, anëtarë i kryesisë qendrore.

Dita-ditës në Shkup dhe në tërë territorin e Maqedonisë, qytetarët kanë zgjuar interesim të jashtëzakonshëm për tu anëtarësuar në LR-PDSH. Në kuvend morën pjesë edhe anëtarë të Kryesisë qendrore dhe kryetari Ziadin Sela i cili mbajti fjalim përshëndetës dhe pëpos tjerash tha se pret që LR – PDSH në zgjedhjet lokale ta rrisë rezultatin në raport me zgjedhjet parlamentare. Kryetari Sela gjithashtu u shpreh se është i bindur që shqiptarët e Çairit do ta votojnë masovikisht LR-PDSH-në.

“LR-PDSH-ja dita ditës po përforcohet dhe unë jam i bindur që në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin nga zgjedhjet e kaluara. Shqiptarët gjithmonë kanë bërë befasi dhe besoj që edhe tani do të befasojnë me votat e tyre”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

Global