Lori Hoxha me këtë aventurë të fundit ka treguar se nuk i mungon guximi.

Blogerja e njohur ka provuar hedhjen me parashutë dhe ka ndarë me miqtë e saj disa çaste nga kjo eksperiencë emocionuese.

Lori e ka cilësuar si një ditë super argëtuese. Si gjithmonë asaj nuk mund t’i mungonte stili i veçantë.