Piloti spanjoll Jorge Lorenzo vazhdon të mos e fshehë zhgënjimin e tij për rezultatet e dobta të arritura deri më tani në Botërorin e MotoGP. Edhe në garën e fundit, në Sachsenring, ai prfundoi në vendin e 11-të, shumë larg kreut, duke mos qenë në gjendje jo vetëm të duelojë për fitore por as për podiumin.

“Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin dhe as për distancën e madhe kohore që kam me kreun. Isha i shqetësuar për këtë garë dhe rezultati final tregoi se kisha të drejtë. Vetëm 4-5 xhirot e para ishin të mira dhe më pas goma e pasme nisi të humbiste potencialin e saj, duke pilotuar për ta ruajtur atë dhe jo duke qenë agresiv në pistë”, u shpreh Jorge Lorenzo.