Zjarri tek vendi Çashkë, në Komunën Gjorqe Petrov, i cili ka shpërthyer dje është lokalizuar dhe vendosur nën kontroll.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi se dy aeroplanët e angazhuar gjatë ditës së djeshme kanë kryer 7 fluturime, ndërsa mëngjesin e sotëm deri në ora 11 janë  janë kryer edhe 3 fluturime të tjera me dy aeroplanë. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mobilizuar 25 persona nga Forcat Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët janë në terren.

Nga DMSH theksojnë se janë në gjendje të vigjilencës së rritur. “Të punësuarit në sektorët rajonalë e përcjellin gjendjen në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe DMSH është e gatshme në çdo moment nëse ka nevojë të angazhojë ekipe për përgjigje të shpejtë për shuarje të zjarrit në hapësirë të hapur në territorin e Republikës së Maqedonisë”, theksojnë nga atje.