Anësori italian i Interit, Antonio Candreva, pëlqehet shumë nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte. Por, lojtari është shumë i lumtur tek Interi dhe insiston se është krenar sa herë vesh fanellën e kësaj skuadre.

Jam krenar që vesh këtë fanellë. Kemi një projekt të mirë dhe unë jam i lumtur këtu. Kjo fanellë ka histori të rëndësishme dhe unë jam i nderuar sa herë e vesh. Thashethemet për Chelsean nuk janë të vërteta. Klubi do të merret me të gjitha ofertat që vijnë për mua”, tha Candreva, i cili vitin e kaluar erdhi tek Interi nga Lazio për 22 milionë euro.