Aktori i njohur i serialit ‘O sa mirë’, të cilin në serial e njohim si ‘Llukmani’, po i jep fund beqarisë.

Ai do të kurorëzohet shumë shpejt me të fejuarën e tij, Lenën dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në imazhin e postuar në Instagram, Ernesti ka zbuluar se si duken ftesat e dasmës së tij, e cila pritet të bëhet këto ditë.

Pasi bëri të ditur se shumë shpejt do të kurorëzohet, aktori mori urime të shumta nga ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram.