Sulmuesi i ri anglez, Dominic Solanke është prezantuar si lojtari më i ri i Liverpoolit.

Liverpooli ka njoftuar më parë se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri të Chelseat, Solanke, por vetëm tani e ka zyrtarizuar atë.

Solanke është nënshkrimi i dytë i Redsave pas Mohamed Salah, teksa te skuadra nga Anfield do ta bart fanellën me numër 29.

“Është ndjenjë e mahnitshme dhe të gjithë më kanë mirëpritur”, ka thënë Solanke.

Ndryshe, sulmuesi i talentuar anglez në sezonin e fundit ishte i huazuar te Vitesse në Holandë, ku nga 25 ndeshje shënoi shtatë gola.