Grupi i famshëm amerikan, Linkin Park, ka lëshuar një njoftim për herë të parë që nga vdekja e liderit të grupit Chester Bennington javën e shkuar.

Bennington bëri vetëvrasje të enjten në moshën 41-vjeçare.

Bendi, që ka qenë në turne, dhe që dy javë më parë mbante koncerte në Britani të Madhe ka shkruar se më kurrë asnjëri prej anëtarëve nuk do të ketë jetën e plotë, pa Chesterin.

Global

“Ke prekur shumë jetë, ndoshta edhe më shumë se që e ke paramenduar. Në ditët e fundit, kemi parë shumë dashuri dhe përkrahje, publike dhe private nga e gjithë bota. Talinda dhe familja e vlerësojnë këtë dhe duan që bota të dijë se ishe burri më i mirë, djali dhe babai. Familja nuk do të jetë kurrë më e plotë pa ty”, thuhet në njoftim.

“Mungesa jote lë hapësirë që nuk do të përmbushet kurrë – zëri i egër, ambicioz, kreativ, i llojllojshëm në dhomë do të na mungojë. Po përpiqemi t’ia kujtojmë vetes se të morën djajtë nga ne si pjesë të marrëveshjes. Dashuria për të bërë dhe performuar muzikë nuk mund të shuhet. Teksa nuk e dimë se çfarë do të na sjellë e ardhmja, e dimë se jetët tona ishin më të mira falë teje. Faleminderit për dhuratën. Të duam dhe do të na mungosh shumë”, thuhet më tej në letrën e grupit.

T mobile In article [4]

Pjesa e mbetur e turit të Linkin Park është anuluar.

Grupi tani përbëhet nga Mike Shinoda, Brad Delson, Joe Hahn, Dave Farrell dhe Rob Bourdon. Linkin Park kishte bërë bujë në vitin 2000 me albumin “Hybrid Theory”.