Linkin Park ka krijuar një faqe për nder të këngëtarit kryesor të grupit, Chester Bennington pas vdekjes së tij. Bennington 41-vjeçar, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 20 korrik.

Policia e Los Angeles konfirmoi të premten se ai vdiq pas vari veten.

Faqja përmban një fotografi të madhe të këngëtarit tashmë të ndjerë në skenë, me fjalët #RIPCHESTER nën të.

Më poshtë, faqja siguron lidhje dhe numra telefoni për ndihmë të parandalimit të vetëvrasjeve, dhe burime brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.

Nën këtë informacion, faqja është e mbushur me cicërima dhe homazhe nga fansat që kujtojnë këngëtarin e talentuar.

T mobile In article [4]

Bennington kishte luftuar më parë me varësinë dhe kishte folur për depresionin dhe vetëvrasjen.

Grupi njoftoi të premten se turneu i tyre nuk do të vazhdojë pas vdekjes së Bennington.

Asnjë deklaratë zyrtare ende nuk është lëshuar nga grupi pas vdekjes së këngëtarit të ndjerë.

T mobile In article [4]