Një nga lajmet kryesore të ditës së sotme ka qenë ai, ku pritej një lidhje e mundshme mes dy ish-banorëve të ‘Big Brother’, Armela Hysenit dhe Anaid Kalotit.

Një foto ku shfaqeshin të dy shumë të afërt ngriti dyshimet për këtë marrëdhënie. Por i kontaktuar nga ‘Anabel’ ish-fituesi ka thënë se mes tij dhe Armelës ka miqësi dhe çdo gjë nis dhe mbaron me një gotë.

Ndërsa në një postim në ‘Instastory’ ai i drejtohet Armelës: “Ti nuk je për t’u shitur”.